HomeSport

Pronat luksoze të McGregor

Duke qenë një prej yjeve më të famshme të sporteve luftarake në botë, Conor McGregor e ka mundësinë të ketë prona luksoze.

31-vjeçari ka bërë miliona nga UFC dhe boksi, ndërsa pasuria e tij është vlerësuar në 110 milionë euro (duke mos i përfshirë fitimet nga meçi i fundit kundër Donald ‘Coëboy’ Cerrone)

Duke qenë se të hyrat e tij janë në rritje të vazhdueshme, irlandezi ka arritur të blejë prona të shumta anekënd botës, ku ka shtëpi dhe vila luksoze

Më poshtë jua sjellim disa prej tyre:

Në Irlandë

(Foto: The Sun)

Duke qenë me origjinë nga Emerald Isle, McGregor gjithmonë ka dashur t’i ruajë lidhjet, ashtu që ka blerë një shtëpi luksoze.

Në vitin 2019, ai shpenzoi dy milionë funte (2.35 milionë euro) për blerjen e një rezidence që ka qenë në pronësi të ish-kryeministrit irlandez, Albert Reynolds.

(Foto: The Sun)

(Foto: The Sun)

Shtëpia e pushimeve

(Foto: The Heights)

Jeta në Irlandë nuk të premton mot të mirë gjatë gjithë vitit. Për këtë arsye, në vitin 2018, Conor vendosi të shpenzonte 1.3 milion funte (1.5 milion euro) për një shtëpi luksoze pushimesh në Marbella të Spanjës.

Kjo pronë është një vend i mrekullueshëm, ku ylli i arteve të përziera marciale dhe partnerja e tij, Dee Devlin, mund të ikin për t’u relaksuar dhe për të marrë rreze dielli.

(Foto: The Heights)

Viva Las Vegas

(Foto: The Sun)

Meqenëse shumica e meçeve të tij zhvillohen në Nevada, është e kuptueshme që McGregor duhet ta ketë një shtëpi në Las Vegas.

E quajtur Mac Mansion, 31-vjeçari e mori me qira këtë shtëpi në vitin 2015 para duelit ndaj Jose Aldo. Mirëpo, aty qëndroi vetëm deri në vitin 2017, pasi shtëpia doli në shitje për tre milionë dollarë (2.7 milionë euro), por ai vendosi të mos e blinte.

Tash, kurdo që duhet të qëndrojë në Las Vegas, preferon të rrijë në apartamentet nën çati të ndonjërit prej hoteleve të njohura të qytetit.

(Foto: The Sun)


TË NGJASHME