HomePolitikë

Propozimi i aleatëve të Bashës, çfarë thotë mazhoranca

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla iu është përgjigjur aleatëve të Bashës të cilët propozuan një marrëveshje prej 12 pikash për zgjidhjen e krizës politike. Mësohet se Balla ka thënë se PS-së nuk mund t’i vendosë kusht askush, ndërsa ka shtuar se reforma zgjedhore është një nga pikat kyçe për dialog dhe se data e zgjedhjeve nuk mund të ndryshojë.


Duhet të jetë shumë e qartë për këdo që data e zgjedhjeve nuk caktohet nga partitë politike, por caktohet nga kushtetuta, nga Kodi Zgjedhor dhe data e zgjedhjeve në 30 qershor është një datë e fiksuar tashmë dhe në asnjë rast ajo nuk mund të ndryshojë.

Dua t’u them shume qarte qe kushte PS nuk mund t’i vendose askush sepse nuk mund t’i vendosen kushte shqiptarëve. Kushte që pengojnë implementimin e reformës në drejtesi, kushte te cilat tentojnë të ndërpresin mandatin legjitim, kuvendin apo të qeverisë nuk meren në konsideratë.”
, është shprehur Balla.


TË NGJASHME