HomePolitikë

Propozimi i McAllister/ Flet Petrit Vasili

Pas propozimit të eurodeputetit David Mcallister për një “po” të kushtëzuar për hapjen e negociatave, nënkryetari i LSI, Petrit Vasili thotë se fundi i Edi Ramës është i sigurt.

Propozimi McAlister do të thotë vulosja e 9 kushteve gjermane si provë dështimi e Edi Ramës”, shkruan Vasili, sipas të cilit asnjë prej kushteve nuk u përmbush.

Reagimi i plotë i Vasilit:

Propozimi McAlister fundi i sigurt i Edi Rames!

Propozimi i McAlister per nje po te kushtezuar per hapjen e negociatave per anetaresim do te thote fundi i sigurt dhe pa asnjë kthim i Edi Rames.

Propozimi McAlister do te thote vulosja e 9 kushteve gjermane si prove deshtimi e Edi Rames.

Thene me thjesht nga nentori i vitit 2016 kur Shqiperia mori rekomandimin per hapjen e negociatave kishte vetem pese kushte.

Asnjë prej këtyre kushteve nuk u përmbush përkundrazi u shtuan kushte te renda.

Kushte renda si: krimi zgjedhor dhe pandëshkueshmëria skandaloze e tij pas kapjes se prokurorisë, u kryen zgjedhje te paligjshme ne 30 qershor duke shkelur kushtetutën dhe dekretet e Presidentit, u shtua hartimi i reformes zgjedhore plus zbatimi i saj,u shtua plotesimi i gjykatave Kushtetuese e te Larte,si prove e bllokimit dhe kapjes se reformës ne drejtësi, qe la vendin pa gjykata.

Fajtor i vetem dhe armiku publik i integrimit evropian te Shqipërisë evidentohet qarte Edi Rama.

Ndaj propozimi i McAlister eshte asgjesini politik i Edi Rames dhe prova se me te ne qeveri Shqiperia ben vetem mbrapa dhe s’ka asnje perspektive qe te beje perpara.

Kushtet e shtuara kane te bejne qarte vetem me vitet kur Edi Rama rrembeu ne menyre kriminale i vetem pushtetin.

Pra propozimi i McAlister eshte shkrirja ne furren e demokracise te tepsise dhe timonit te Edi Rames.


TË NGJASHME