HomePolitikë

Protesta, ç’po ndodh para Kuvendit?

Të rinjtë e FRPD-së dhe LRI-së kanë protestuar sot para Parlamentit me këpucë me vete ndërsa mbajnë një pankartë të madhe në të cilën shkruhet: “Ti Shqipëri s’më jep nder, me jep emrin mërgimtar.”

Sipas tyre këpucët simbolizojnë largimin e të rinjve shqiptarë nga vendi, si pasojë e keqqeverisjes.

Të rinjtë simbolikisht kanë vendosur përpara parlamentit 200 këpucë me flamujt e vendeve të BE, ku kane emigruar të rinjtë shqiptarë, duke ikur nga varfëria dhe pasiguria e krijuar në vend.

q1-3
frpd-1

TË NGJASHME