HomePolitikë

Protesta e 7/ Balla: Individë të dhunshëm…

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla i ka bërë thirrje Lulzim Bashës që të heq dorë nga skenarët ogurzi që ka pergatitur për të sulmuar Shqipërinë.

Sipas Ballës, deri tani janë plagosur 7 policë, ndërkohë që individë të dhunshëm sipas tij janë instruktuar në zyrat e SHQUP, dhe çantat e tyre janë të mbushura me lëndë shpërthyese.

“Lulezim! Hiq dorë nga urdhërat që jep për dhunë ndaj institucioneve dhe për goditjen e punonjësve të Policisë së Shtetit. Deri tani janë plagosur shtatë bijë nënash në krye të detyrës.

Çantat e këtyre individëve të dhunshëm, të instruktuar brenda zyrave të SHQUP, janë mbushur me mjete shpërthyese terrori të paguara prej teje dhe ata që qëndrojnë pas teje Lulezim.

Ndalo sulmin kundër Shqipërisë, Lulezim! Shqiptarët dhe partnerët e Shqipërisë e dinë mirë se çfarë skenari ogurzi ke ti dhe padroni yt, por harroje se ti mund ta cënosh sado pak rrugën Europiane të Shqipërisë”, thekson Balla në Facebook.

Protestuesit-akuzat-kapucat-Balla


TË NGJASHME