HomeSociale

Protesta e 8 kombëtare e opozitës, publikohen pamjet nga droni, ja sa ishin dje në shesh

Opozita mbajti ditën e djeshme protestën e tetë kombëtare para kryeministrisë, me kërkesat për largimin e Kryeministrit Rama nga posti, krijimin e një qeverie tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme.

Ashtu sikurse mund të shihet edhe nga pamjet e kapura me dron, ishin të shumtë mbështetësit nga zona të ndryshme të vendit, që iu bashkuan tubimit, duke protestuar në mënyrë paqësore, përjashtuar disa incidente sporadike përpara Parlamentit.

protesta8qershori

Në fjalën e tij përpara demokratëve, Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, pasi vlerësoi  vendimin e kreut të shtetit, Ilir Meta, për anulimin e zgjedhjeve në 30 qershor, e cilësoi atë si një fitore të qytetarëve, theksoi edhe njëherë se largimi i Ramës si kryeministër është i panegociueshëm.

protesta-8qershori
111
6532673a-aee5-473b-9672-05e4924c69f3

TË NGJASHME