HomePolitikë

Protesta e dhjetë e opozitës përpara Kryeministrisë

Opozita ka thirrur qytetarët në protestë, ku kryefjala kryesore është largimi i qeverisë dhe krijimi i një qeverie teknike.

Tubimi opozitar është i njëjtë me 9 tubimet masive të organizuara në 5  muajt e fundit.

Kjo protestë merr një rëndësi të veçantë edhe për faktin se qyterët mblidhen para kryeminstrisë për të kërkuar largimin e Ramës, në një kohë kur ky i fundit tashmë ka marrë edhe 100 përqind të pushtetit vendor pas zgjedhjeve të zhvilluara pa opozitën.


Protestues të shumtë janë mbledhur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me parulla të ndryshme. Në protestën e sotme nuk mungojnë as ironitë për votimet e 30 qershorit.

Ora 20:48

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, i bashkohet protestës. Nga selia e PD-së, i shoqëruar nga mbështetës të shumtë, Basha i bashkohet protestuesve përpara kryeministrisë

Ora 20:40 Të rinjtë mbyllin gojën me mbishkrimin ERTV

Protesta e sotme e opozitës është e dominuar nga simbolika të shumta.  Një grup të rinjsh të cilët marshojnë në bulevard kanë mbyllur gojën me mbishkrimin ERTV.

ef1f2e87-1dc2-4e40-970c-8a85dbd40b7c

Ora 20:20 Protestuesit mbyshin kutitë e votimit me “Rama ik”. Gomerët me logon PS30 para kryeministrisë

Një kuti e madhe votimi 2 metra e lartë ka dalë nga selia e PD dhe i është drejtuar sheshit para kryeministrisë. Kutia e madhe mbahet nga të rinjtë që në fytyrë mbajnë masakat e protagonistëve të dosjeve të vjedhjes së votave 339 dhe 184, Vangjush Dakos, Damian Gjiknurit, Saimir Tahirit dhe krimelëvë të tjerë që kanë dalë në përgjimet e BILD. Kutia ndiqet nga disa gomerë të veshur me bluza me logon PS30 dhe po mbushet me “fletë votimi” ku shkruhet Rama ik.

Vijon…


TË NGJASHME