HomeSociale

Protesta e fermerëve, reagon Mehmetaj dhe Duka

Ish-deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj ka publikuar në profilin në “Facebook” foto të protestës së fermerëve të Myzeqesë në të zhvilluar në Lushnjë.

Mehmetaj thotë se palca e shoqërisë shqiptare po falimenton dhe se të rinjtë e zonave rurale po emigrojnë masivisht, duke mbështetur kërkesat e fermerëve. Por sipas saj, pavarësisht situatës qeveria hesht.

POSTIMI I MEHMETAJT

Nga protesta e fermerëve që po mbahet sot në Lushnje!
Produktet e fermerëve shqiptarë po kalben kanaleve si rrjedhojë e politikave të qeverisë që kanë shkatërruar tregun duke favorizuar inportet. Palca e shoqërisë shqiptare po falimenton, djemtë e vajzat e zonave rurale po emigrojnë masivisht, toka po mbetet djerrë.
Kërkesat e fermerëve janë bazike, ata kërkojnë subvencionim të drejtëpërdrejtë, barazim të TVSH për produktet bujqësore si në shtije ashtu edhe në blerje, analiza të specializuara të tokës, plehrave dhe farave, kompensim financiar për produktet e humbura nga shkaqet natyrore apo çrregullimet e papritura të tregut.

Sot Shqipëria që do të duhej të eksportonte prodhimet e bujqësisë, importon edhe domaten apo qumshtin.
Fermerët po kërkojnë të mbijetojnë, të ushqejnë familjet e tyre, qeveria që kanë përballë hesht edhe i injoron. Hesht sepse me dashje po e shkatërrojnë prodhimin vendas. Hesht sepse me dashje duan ti lën tokat djerrë e fermerët të varfër. Hesht sepse i intereson largimi
I shqiptarëve. Hesht sepse kënaqet kur në raftet e supermaketeve ne gjejmë edhe blejmë vetëm produktet e huaja. #MeFermerët

Partia Agrare Ambientaliste në Fier ishte sot në mbështetje të protestës së fermerëve të Myzeqesë. lajmi u njoftua nga kreu i PAA, Agron Duka përmes një postimi në facebook, përmes të cilit shkruan se ndaj kërkesave të tyre, qeveria pati vetëm një përgjigje, shtimin e forcave të policise.

“Kjo që po ndodh me bujqësinë në rastin më të mirë paaftësi dhe në rastin më të keq një projekt politik për të shkatërruar prodhimin vendas, duke favorizuar importon. Një goditje e heshtur që nuk vihet re vetëm nga largimi në masë i shqiptarëve, por edhe nga braktisja e prodhimit vendas.” – shkruan Duka.

Postimi i plotë:
Edhe sot Partia Agrare Ambientaliste e qarkut të Fierit ishte në mbështetje të protestës së fermerëve të Myzeqesë. Ndaj kërkesave të tyre qeveria pati vetëm një përgjigje, shtimin e forcave të policisë.
Kjo që po ndodh me bujqësinë në rastin më të mirë paaftësi dhe në rastin më të keq një projekt politik për të shkatërruar prodhimin vendas, duke favorizuar importin. Një goditje e heshtur që nuk vihet re vetëm nga largimi në masë i shqiptarëve, por edhe nga braktisja e prodhimit vendas.
Kjo dorë e zezë nuk ka renë vetem mbi bujqësinë, por edhe mbi blegtorinë. Një shembull i frikshëm është statistika e gjedhit në qarkun e Fierit, në të cilin në vitin 2013 kishte afro 60 mijë krerë të matrikulluara, ndërsa sot afro 21 mijë.

Kjo do të thotë që blegtorët i kanë thënë lamtumirë prodhimit si pasojë e politikave antikombëtare, ndërsa shqiptarët po konsumojnë më shumë qumësht të importuar nga Serbia dhe vendet e tjera të rajonit. Keto të fundit subvencionojnë, orjentojnë dhe mbështesin seriozisht bujqësinë, ndërsa këtu prioritet i vetëm janë PPP-të dhe pasurumi i një grushti te vogël njerëzish.

Por reagimi i fermerëve nuk do të ndalet, shumë shpejt do të vijnë në Tirane. Ne si PAA do t’i mbështesim, megjithat? ata kane nevojë për ndihmen e cdo qyteari. Mbroni bujqesinë sepse keshtu do të mbroni edhe të ardhmen tuaj.


TË NGJASHME