HomePolitikë

Protesta e opozitës, 1500 forca policie në terren

Opozita do të mbajë sot protestën e radhës kombëtare në orën 20:00 përpara Kryeministrisë. Opozita ka kërkuar leje për një protestë marshim nga ora 20:00 deri në 24:00. Ndërkohë policia ka dhënë leje vetëm për 2 orë deri në 22:00.

Mësohet se në terren do të jenë të angazhuar 1500 efektivë. Po ashtu në disa pika policia ka instaluar kamera shtesë. Kujtojmë se kryedemokrati Lulzim Basha mbrëmjen e djeshme bëri me dije se protesta e sotme do të jetë paqësore, madje ai do të jetë i shoqëruar nga bashkëshortja dhe dy vajzat e tij.


TË NGJASHME