HomeSociale

Protesta e opozitës/ Gazetari zbardh skenarin

Teksa të shtunën pritet të zhvillohet protesta e radhës kombëtare e opozitës, përpara Kryeministrisë kanë filluar të merren masat e sigurisë.

Përpara ndërtesës së qeverisë është vendosur një gardh metalik, i cili kësaj here është vendosur dy ditë përpara.

Të njëjtat masa sigurie kanë filluar të merren edhe para Parlamentit. Vizion Plus bën me dije se shtyllat në të dy këto institucione janë lyer me graso.

Pritet gjithashtu që të blindohet edhe hyrja e kryeministrisë, e cila u sulmua herën e fundit me 11 maj me bomba molotov.

Ndërkohë, gazetari Lorenc Vangjeli në studion e “Opinion”  dha edhe një skenar paraprak të protestës. “Më datë 25 në vend të 1500 policëve, qeveria do të vendosë 4 apo 5. Nuk është vendosur akoma përfundimisht”, tha Vangjeli.


TË NGJASHME