HomePolitikë

Protesta e opozitës, ja çfarë shkruajnë mediat e huaja

Mbështetësit e opozitës shqiptare po mbajnë një protestë kundër qeverisë për të cilën akuzojnë qeverinë se është e korruptuar dhe e lidhur me krimin e organizuar. Kështu shkruan sot “The Washington Post”, teksa raporton për protestën e kësaj të shtune para Kryeministrisë.


“Mijëra mbështetës të opozitës së qendrës së djathtë, të udhëhequr nga Partia Demokratike, u mblodhën të shtunën para zyrës së kryeministrit socialist Edi Rama për të kërkuar dorëheqjen e tij”-thuhet ne shkrim.


Po ashtu edhe CityNews e nis artikullin me titullin “Mijëra protestues shqiptarë duan që qeveria të largohet”
Ndërkohë Zëri i Amerikës po transmeton ‘Live’ protestën e opozitës së bashkuar, dhe shkruan “Tirane: Tubimi i opozites para Kryeministrise..”

Nga ana tjetër edhe Deutsche Welle shkruan: Protesta në Tiranë: Opozita po zhvillon një marshim duke rrethuar simbolikisht institucionet. Ajo kërkon qeveri tranzitore pa Ramën kryeministër.

 


TË NGJASHME