HomePolitikë

Protesta e opozitës/ “Maskat” hedhin kapsolla drejt policisë

Paralel me seancën plenare jashtë dyerve të Parlamentit është duke u zhvilluar dhe protesta e opozitës.

Duket se situata është tensionuar dhe protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë.

Qytetarët hedhin vazhdimisht tymuese, fishekë zjarri, shashka dhe sende të forta drejt policisë. ?Disa prej tyre janë të maskuar, për të mos u identifikuar nga policia. Nga ana tjetër policia bën thirrje për ruajtjen e qetësisë.

Po ashtu mes protestuesve ndodhet edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi së bashku me eksponentë të tjerë të partisë demokratike.


TË NGJASHME