HomePolitikë

Protesta e opozitës në 5 qarqe, nis grumbullimi i njerëzve

Ndërkohë, siç ishte paralajmëruar edhe më herët, protesta e sotme e opozitës është shpërndarë në 5 qarqe të vendit dhe ka nisur edhe grumbullimi i njerëzve. Protestat që priten të zgjasin 60 minuta, do të mbahen në Tirane, Fier, Elbasan, Durrës dhe Lezhë. këto protesta, do të përqëndrohen te nyjet kryesore në vend dhe në këtë mënyrë, do të ketë edhe paralizime të qarkullimit rrugor.

Kryetari i partisë demokratike Lulzim Basha ka vendosur të jetë në protestën që do të zhvillohet në Milot, kurse kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zgjedhur Durrësin.

Bllokim rrugësh kombëtare në të gjithë Shqipërinë do të ketë në Tiranë tek Shqiponja, në Durrës tek Plepat, në Fier-Sheq dhe në Bradashesh-Elbasan.

Ndërkohë, veç dy kryetarëve të partive më të mëdha opozitare, është bërë e ditur edhe shpërndarja e ish deputetëve të tjerë:

Tirana – Rrethrrotullimi Shqiponja
Ish deputetët Aldo Bumçi, Albana Vokshi, Halim Kosova, Gent Strazimri, Klevis Balliu, Agron Shehaj, Grida Duma, Jorida Tabaku, Genc Pollo, Dhurata Çupi, Valentina Duka, Astrit Veliaj, Isuf Çela, Fatbardha Kadiu do jenë në krahë të protestuesve te rrethrrotullimi Shqiponja. Nga LSI: Petrit Vasili, Klajda Gjosha dhe Floida Kerpaci.

Durrës
Ish deputetët Edi Paloka, Oerd Bylykbashi, Orjola Pampuri, Florion Mima do jenë në krahë të protestuesve në aksin Durres-Kavaje, Plepa Autostradë.

Kryetarja Monika Kryemadhi, Sekretari i Pergjithshem Endrit Braimllari, ish-deputetet Nasip Naco dhe Nora Malaj do te jene te rrethrrotullimi i Plepave ne Durres

Elbasan
Nga PD: Esmond Spaho, Endri Hasa, Luçiano Boçi, Ervin Salianji, Hekuran Hoxhalli. Nga LSI: Edmond Haxhinasto

Fier
Nga PD: Enkelejd Alibeaj, Nada Meçorapaj, Tritan Shehu. Nga LSI: Kejdi Mehmetaj.

Milot
Nga PD: Kryetari Lulzim Basha, Flamur Noka, Lorenc Luka, Bardh Spahia, Izmira Ulqinaku, Romeo Gurakuqi, Xhemal Gjunkshi, Lindita Metaliaj, Andon Frrokaj. Nga LSI: Viktor Tushaj, Perparim Spahiu dhe Agron Cela


TË NGJASHME