HomePolitikë

Protesta e opozitës/ Policia: Po na rrezikoni jetët

Në një kohë që vijon protesta e opozitës, dhe janë shënuar disa tensione mes policisë dhe qytetarëve, Policia ka lëshuar një ultimatum.

Policia deklaron: Në rast se për 5 minuta nuk do të mernni masa policia do të ndërhyjë. Ruani qetësinë, mos hidhni fishekzjarre dhe mjete prioteknike kundër policisë. Po dëmtoni dhe po rrezikoni jetën e policisë.

Edhe më herët policia e shtetit ka bërë thirrje në drejtim të Gazmend Bardhit që të largojë nga protestat personat me maska, dhe të shmangen elementet e dhunës.

Tashmë raportohet se 2 efektivë të policisë kanë mbetur të lënduar nga hedhja e shashkave.

Ndërkohë në Kuvend deputetët e mazhorancës janë urdhëruar që të vazhdojnë seancën si normalisht ndërsa mungon kryeministri Edi Rama, i cili tashmë që prej një jave ka munguar në daljet e tij publike.


TË NGJASHME