HomePolitikë

Protesta e opozitës, policia rrethon godinën e Parlamentit

Policia e Shtetit ka shtuar masat e sigurisë për të mbrojtur godinën e Kuvendit nga protestuesit e opozitës së bashkuar. Një ditë më parë, në një deklaratë për shtyp, policia tha se protestuesit do të tentojnë të mësyjnë në sallën e Parlamentit, ku pritej të zhvillohej seanca e përjavshme.

Për shkak të dhunës që pritet të ndodhë në protestën e sotme, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi anuloi seancën.

Pavarësisht policia mbrëmjen e djeshme ka përgatitur planin e masave, duke rrethuar me tel me gjemba godinën.

Paraditen e sotme forca të shumta policie kanë bërë kordon rreth Parlamentit.

 Gjithashtu protesta nuk ka mbetur jashtë vëmendjes së mediave të huaja.

Në terren ndodhen për të raportuar Live protestën edhe dy prej mediave italiane, SkyNews 24 dhe Rai News24.


TË NGJASHME