HomePolitikë

Protesta e opozitës, protestuesit mblidhen para kryeministrisë

Nis protesta e opozitës para Kryeministrisë. Protestues nga rrethet kanë nisur të grumbullohen para kryeministrisë për protestën e pestë kombëtare të thirrur sot nga opozita.

Ndërkohë Kryeministria është e rrethuar me gardh metalik dhe ka një numër të madh policësh.

Në protestë janë edhe banorët e Unazës së Re. Protesta e sotme erdhi si vendim në mbylljet të protestës së 11 majit, të shtunën që përfundoi me ndalimin e sekretarit organizativ të PD Sahit Dollapi.


TË NGJASHME