HomePolitikë

Protesta e thirrur nga presidenti Meta, jehonë në disa prej mediave më të mëdha në botë

Protesta e mbajtur sot në Tiranë, pas thirrjes së presidentit Ilir Meta, ka gjetur një pasqyrim të gjerë edhe në disa prej mediave më prestigjoze të botës.  ‘Opozita shqiptare mbështet protestën anti-qeveritare të Presidentit’, ky është titulli që “Associated Press”, ka zgjedhur për të përshkruar protestën e orës 17:00.

Edhe prestigjozja amerika “The New York Times”, duke ju referuar “Associated Press”, ka shkruar se mijëra qytetarë shqiptarë, i janë bashkuar thirrjes së presidentit Meta në një tubim në mbrojtje të Kushtetutës. Protesta e presidentit Ilir Meta u mbështet nga opozita e cila kërkon zgjedhje të reja për të zgjidhur krizën politike.

Ndërkohë, “Washington Post”, shkruan se presidenti Meta e thirri popullin në protestë, duke akuzuar kryeminstrin Edi Rama për tejkalim kompetencash dhe shkelje të Kushtetutës, duke emëruar kandidatët për gjashtë vendet e lira në Gjykatën Kushtetuese prej nëntë personash.

Këto “trazira”, sipas “Washington Post”, vijnë pikërisht në momentin kur vendi i vogël ballkanik, ka marrë dritën jeshile, për çeljen e negociatave me BE. Prej marrjes së postit të presidentit, Ilir Meta edhe pse ish drejtes i LSI-së një partie me bindje të majta, ka qenë një prej kritikëve më të mëdhenj të mazhorancës qeverisëse.


TË NGJASHME