HomeRajon

Protesta në Malin e Zi/ Kërkohet qeveri e përkohshme

Një tjetër protestë, është mbajtur sot në Podgoricë nga qytetarë dhe shoqëria civlie. Nën moton ‘Rezisto‘, tubimet e mbajtura në kryeqytetin e Malit të Zi, hynë në javën e shtatë.

Sipas organizatorëve, këto protesta vijnë si pasojë e disa aferave korruptiveMal të Zi, por partia në pushtet i justifikon këto shpenzime me faktin se janë organizime me prapavijë politike, që synojnë marrjen e pushtetit pa zgjedhje.

Xhemal Peroviç, një prej organizatorëve të protestave, tha për “Zërin e Amerikës” se për këto skandale që protestohet, janë dhënë prova të shumta e të qarta.

Sipas organizatorëve, pjesëmarrja në protesta është e konsiderueshme dhe shërben si një provë që niveli i mbështetjes është i lartë.

Ndërkohë, sipas presidentit malazez Milo Gjukanoviç, kërkesat e protestuesve për një qeveri të përkohshme nuk mbështeten në një demokraci të mirëfilltë.

“Karakteristika e një shoqërie demokratike, – nënvizon ai, – është zgjedhja e pushtetit përmes votës”.

“Ne përpara pak kohësh i patëm zgjedhjet parlamentare e ato presidenciale, dhe rezultatet ishin të tilla, që nuk patën nevojë as për një raund të dytë”, theksoi Gjukanviç.


TË NGJASHME