HomePolitikë

Protesta në Teatrin Kombëtar, Rama nuk tërhiqet

Kryeministri Edi Rama ka dalë me një qëndrim të prerë lidhur me Teatrin Kombëtar, e pas situatës së tensionuar të protestës së artistëve, që janë shprehur të palëkundur në mbrojtje të godinës.

Me një shënim në Twitter, Rama ka deklaruar se “Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet si plan e përgjegjësi qeverisëse”.

Postimi i Rames 

Asnjë minorancë nuk mund të marrë peng asgjë e askënd në këtë vend.Megjithë respektin për një minorancë aktorësh teatri dhe politikanësh që s’kanë hyrë kurrë në teatër, po janë mësuar të bëjnë teatër me çdo gjë,Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet si plan e përgjegjësi qeverisëse

Teatrin e ri Kombëtar e kërkon kryeqyteti, vendi, kombi e shumica e komunitetit të artistëve të skenës.Njësoj si Stadiumi i Ri kombëtar ai do të jetë një gur kilometrik në rrugën e Shqipërisë që duam.Kush s’është dakord është i respektuar,po s’ka as mandat as të drejtë të pengojë.

rama-twitter

TË NGJASHME