HomePolitikë

Protesta në Unazë/ Lihen në burg 3 banorët e Astirit, reagon Balliu

Pas seancës gjyqësore të zhvilluar deri pak më parë në Gjykatën e Tiranës është vendosur që treshja e arrestuar gjatë protestimit në zonën e Unazës së Re të lihet në burg.

Mbi Ilir Katirajn, Gramoz Shehun dhe Skënder Dodën, të cilët morën masë arresti me burg, rëndojnë akuzat “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” si dhe bllokimi i rrugës.

Ju kujtojmë se ka shkuar në 6 numri i të arrestuarve, pas 3 arrestimeve të fundit të Eduard Ferhati, 27 vjeç; Ruzhdi Daci, 54 vjeç dhe Tomor Gjata, 56 vjeç, të tre banues në rrugën “Teodor Keko”.

Me ndryshimet e bëra së fundmi në Kodin Penal, bllokimi i rrugës dënohet deri në 3 vite burg.

Pasi gjykata caktoi sot masën e sigurisë, banorët e astirit protestuan para gjykatës. Të mbështetur nga ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu, banorët kanë kërkuar lirimin e 3 të arrestuarve.

Sipas avokatëve mbrojtës, rruga nuk u bllokua vetëm nga këta 3 persona, ndërsa shtuan se nuk pati arsyetim te vendimit.

Ndërkohë, demokrati Balliu tha se ndërkohë që qeveria vjedh, në burg futen qytetarët. Mes të tjerash ai sulmoi Ramën, ndërsa shtoi se kjo është protesta e qytetarëve. Po ashtu Balliu deklaroi se bashkë me qytetarët do të tërhiqen që të marrin një vendim se çfarë rruge do të ndjekin për protestën e tyre, pasi kundërshtojnë projektin e Unazës së Madhe, ku parashikohet shembja e banesave të tyre.
“Ky do marrë zvarrë (Rama). Do tërhiqemi për vendim. Brenda 2-3 orësh do të vendosim se çfarë do të bëjmë. Ai nuk njeh asgjë. As familje, asgjë. Ata shijojnë paratë. Nga 3 milionë lekë që kishte në llogari, bëri shtëpi në Surrel. Këta vjedhin çdo ditë. 1 mln e 200 mijë euro i kanë dhënë këta banorë shtetit. Ai projekt banditesk nuk ndalet”, tha Balliu.


TË NGJASHME