HomePolitikë

Protesta, përplasje mes ministrit Lleshaj dhe ish-deputetit demokrat

Ministri Sandër Lleshaj dhe ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia janë përplasur verbalisht në ambientet e Spitalit të Traumës. Teksa Lleshaj ka vizituar policët e plagosur pas protestës, ish-deputeti e ka ftuar të vizitojë dhe qytetarët.

Sandër Lleshaj: Me çfarë statusi je këtu ti?

Bardh Saphia: Jemi me fat që jemi përfaqësues të opozitës, të vërtetë jo të atyre që i keni bërë ju. Kur u bërë ti ministër imagjino çfarë statusi duhet…me mu flet ti ashtu?!

Edhe serbët nuk sillen kështu shiko si i keni bërë qytetarët, shko vizitoi…

Sandër Lleshaj: Kush i ka bërë qytetarët?

Bardh Spahia: Edhe këtyre policëve të gjorë…

Sandër Lleshaj: Janë në dorën tënde të zezë edhe qytetarët edhe policët, more i pafytyrë!


TË NGJASHME