HomePolitikë

Protesta te Astiri, Veliaj: Ka më shumë persona që mërziten sesa ato që qëndrojnë atje

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Real Story në Vizion Plus. Ai komentoi situatën që është krijuar në zonën e Astirit ku banorët protestojnë çdo ditë për të drejtat e tyre.

Veliaj tha se protesta e tyre ka dy ish-deputetë që i udhëheq, ndërsa theksoi se numri i atyre që mërziten nga protesta është më i madh se i atyre që mblidhen në atë zonë çdo ditë.

‘Ajo protestë është kthyer në boomerang. Numri i personave që mërziten nga ajo protestë me dy ish-deputetë në krye, është shumë i madh se ata që qëndrojnë atje. Ne do fitojmë dhe te Astiri’, tha Veliaj.


TË NGJASHME