HomePolitikë

Protesta te Unaza e Re/ Gjykata liron ish-deputetin Balliu dhe të arrestuarit e tjerë

Pak ditë pas arrestimit, Gjykata Penale e Tiranës ka lënë të lirë ish-deputetin, Klevis Balliu dhe protestuesit e tjerë të Unazës së Re. Vendimi që i lë ata në masën e sigurisë “detyrim paraqitje” është marrë në një senancë të zhvilluar sot me dyer të mbyllura. 

Për të arrestuarit, Prokuroria kërkoi masën e arrestit me burg për gjithë të banoret e unazës.

Ata akuzoheshin per veprat penale “Organizimi, pjesëmarrja, grumbullimi dhe manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Sipas policise, te arrestuarit në rrugën “Teodor Keko” në zonën e Unazës së Re kanë organizuar e zhvilluar një tubim të paligjshëm dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit rrugor në të dyja drejtimet e rrugës, duke kundërshtuar dhe mos iu bindur thirrjeve të Policisë për të liruar rrugën.

EMRAT 

– Ruzhdi .Maqinaj 46 vjeç, lindur në Kukës, banues në Tiranë;
– Safet maksuti., 51 vjeç, lindur në Kukës, banues në Tiranë;
– Benard nezha 26 vjeç, lindur në Dibër, banues në Tiranë;
– Kujtim Ylli, 59 vjeç, lindur në Skrapar, banues në Tiranë;
– Bajram .Noka., 60 vjeç, lindur e banues në Tiranë;
– Agron .Thaci., 38 vjeç, lindur në Kukës, banues në Tiranë;
– Artan .Mucmataj., 49 vjeç, lindur në Patos, banues në Fier;
– Klevis balliu, 30 vjeç, lindur e banues në Tiranë;
– Dritan Noku., 25 vjeç, lindur e banues në Tiranë;
– Andi Sharra, 25 vjeç, lindur në Peqin, banues në Tiranë.

Ish-deputeti Flamur Noka ka qenë bashkë me banorët e Unazës së Re dhe përfaqësues të tjerë të opozitës para Gjykatës së Tiranës ku sot u dha vendimi për lirimin e 10 protestuesve të arrestuar.

Ai deklaroi se kjo është hakmarrja e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama ndaj ish-deputetit Klevis Balliu dhe banorëve të Unazës së Re që i prishën aferën. Sipas tij, Rama do e ketë të pamundur të nënshtrojë këta banorë.

“Saga e persekutimit nga ana e qeverisë vazhdon. Fakti që sot jemi të gjithë para gjykatës në pritje të së drejtës së këtyre banorëve tregojnë se hakmarrja e kësaj qeverie dhe Edi Ramës ndaj Klevis Balliut dhe banorëve që i hoqën një aferë korruptive nga duart vazhdon. Me sa duket nuk ka të ndalur kjo hakmarrje. Banorët e Unazës së Re dhe deputeti Balliu përndiqen nga ana tjetër nuk ka asnjë para drejtësisë nga ata që organizuan këtë megavjedhje dhe këtë megaskandal. Sado përpiqet Edi Rama të nënshtrojë banorët e Unazës së Re do ta ketë të pamundur. Kanë kauzën më të drejtë. Protesta e tyre do të vazhdojë, është e ligjshme. Fakti që janë përpjekur t’i akuzojnë për bllokim rrugësh është faji i policisë që nuk ka marrë masa”, deklaroi Noka.



TË NGJASHME