HomePolitikë

Protesta te Unaza e Re, reagon PD

Banorët e Unazës së Re vijojnë protestën kundër projektit i cili prek banesat e tyre. Ndërkohë, mësohet se forca të shumta policia kanë shkuar në vendin ku janë mbledhur qytetarët të cilët kundërshtojnë prej muaj këtë projekt.

Lidhur me protestën, ka reaguar Partia Demokratike thotë se forcat e policisë janë vendosur përballë grave dhe fëmijëve të cilët po përpiqen të mbrojnë banesat e tyre.

“Forca të shumta policore në Unazën e re kundër banorëve paqësorë që protestojnë paqësisht për të mbrojtur banesat e tyre nga një e konfirmuar botërisht si korruptive. Pothuajse e gjithë policia e kryeqytetit është vendosur përballë grave dhe fëmijëve protestues”, thuhet në reagimin e PD-së.


TË NGJASHME