HomePolitikë

Protesta, Veliaj: Tirana nuk do t’i përkulet urrejtjes dhe dhunës

Pas protestës së djeshme, Tirana i është kthyer normalitetit pasi rrugët janë pastruar gjatë natës ndërkohë punonjësit e ndërmarrjeve po zëvendësojnë pllakat e hequra nga trotuarët.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, nëpërmjet një postimi në twitter teksa e ka konsideruar protestën një vandalizëm, thekson se qyteti nuk i përkulet urrejtjes dhe dhunës, ndërsa nënvizon se Tirana respekton të gjithë ata që shërbejnë dhe jetojnë këtu.

Tirana kthehet në normalitet pas valës së vandalizmit të krahut të djathtë! Qyteti ynë është i fortë dhe progresiv! Nuk do tí përkulet urrejtjes dhe dhunës! Ne jemi në shtëpi për 140 kombësi, dhe respektojmë të gjithë ata që shërbejnë dhe jetojnë këtu”, shkruan Veliaj.


TË NGJASHME