HomeLajmi i Fundit

Protestat e përgjakshme në Irak, 157 numri i viktimave

Vazhdojnë protestat e dhunshme në Irak, ku numri i viktimave sa vazhdon dhe rritet.

Sipas autoriteteve bëhet e ditur se numri i viktimave ka shkuar në 157 persona. Viktimat janë shënuar në kryeqytetin Bagdad dhe në qytete të tjera.
Burimet bëjnë me dije gjithashtu se nga viktimat 149 janë civilë dhe tetë pjesëtarë të forcave të sigurisë.

Në raportin e ekipeve hetuese thuhet se vdekjet janë shkaktuar kryesisht me armë zjarri, ndërsa ka pasur edhe shënjestrime me snajperë. “Oficerët dhe komandantët e kanë humbur kontrollin mbi forcat e tyre gjatë protestave dhe kjo ka shkaktuar kaos”, thuhet në raport.

Kujtojmë që protestat në Irak kanë filluar për shkak të papunësisë, shërbimeve të dobëta publike dhe korrupsionit.