HomeSociale

Protestat e studentëve rikthehen të mërkurën

Në qytetin e Korçës është organizuar një mbledhje me studentë nga të gjithë universitetet e vendit, për shkak të kërkesave sipas tyre të papërmbushura nga “Pakti i Universitetit”.

Të mërkurën pritet të rikthehen protestat e studentëve.

Ata kanë dalë në një vendim zyrtar se të mërkurën do të zhvillohet një protestë studentore kombëtare.

Forma e protestës ketë herë do të jetë e ndryshme për çdo student, ata që do të kenë mundësi do të vijnë në Tiranë, ndërkohë që studentët e tjerë do të protestojnë në qytetet ku ndodhen.

Në qytetin e Korçës mënyra se si do të organizohet protesta pritet të vendoset nga studentët në një vendim tjetër.


TË NGJASHME