HomeRajon

Protestat në Francë/ Jelekverdhët rikthehen në rrugët e Parisit, plaçkisin dyqane

Demonstruesit kanë plaçkitur dyqane në Paris, në një ringjallje të protestave të  jelekverdhëve, që filluan katër muaj më parë në Francë.

Protestat filluan mbi rritjen e taksave të karburantit, por që atëherë janë zhvilluar në një revoltë më të gjerë kundër elitizmit të perceptuar.

Policia përdori ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, të cilët ishin më të pakët në numër javëve të fundit.

Por ditën e sotme ka pasur një rritje të numrit të protestuesëve, të cilët kanë ushtruar dhunë të ndikuar edhe prej protestavetë të mëparshme.

Një degë bankash u ndez gjithashtu, dhe policia tha se kishin arrestuar më shumë se 80 protestues pas mesditës.

Ministri i Brendshëm Christophe Castaner tha se më shumë se 1,400 policë ishin mobilizuar dhe ai kishte dhënë një urdhër për t’iu përgjigjur “sulmeve të papranueshme me vendosmëri më të madhe”.

Për muajin e kaluar, Z. Macron ka vizituar Francën, duke dëgjuar kryebashkiakët dhe qytetarët lokalë si pjesë e debatit të tij të madh – një debat i madh kombëtar. Ai gjithashtu ka kërkuar nga komunitetet që të vijnë së bashku dhe të parashtrojnë idetë e tyre se si ta rregullojnë Francën dhe deri më tani kanë qenë 8,253 takime lokale.

 


TË NGJASHME