HomeLajmi i Fundit

Protestat në Irak, të paktën 21 persona janë vrarë

Mes zemërimit në rritje për papunësinë e lartë dhe shërbimet e dobëta publike, irakianët po rrezikojnë jetën në kërkim të përgjegjësisë së udhëheqësve.

Të paktën 21 njerëz janë vrarë në Irak ndërsa protestat antiqeveritare rifilluan pas një ndërprerje trejavore.

Policia Irakiane gjuajti plumba gome dhe bombola gazi për shpërndarjen e mijëra protestuesve që ishin mbledhur në  Bagdad.

Protestuesit po bëjnë thirrje për rregullim të sistemit politik të vendit dhe përfundim të korrupsionit tek zyrtarët.

Observatori Irakian për të Drejtat e Njeriut tha se numri i të vdekurve në protestat e sotme arriti në 21 dhe më shumë se 1.700 protestues u plagosën.

Tetë persona u vranë në kryeqytet ndërsa trembëdhjetë të tjerët u vranë në provincat jugore të Maysan, Dhekker dhe Muthanna.