HomePolitikë

Protestë dhe Parlament, 1000 efektivë në terren, mes tyre dhe femra

Sot në orën 10:00 do të nisë seanca plenare në Kuvend por njëkohësisht jashtë do të protestojë dhe opozita. Kujtojmë se kjo është protesta e shtatë e opozitës dhe ashtu siç kanë paralajmëruar drejtuesit e partive opozitare ajo do të vijojë sa herë që në Kuvend të ketë seancë plenare.

Ndërkohë që Kuvendi pritet që të vijojë normalisht punimet, teksa do të betohen edhe tre deputetët që morën mandatin dje nga Komisioni Qendror Zgjedhor. Nga ana tjetër protestuesit e opozitës po mblidhen para parlamentit, ndërsa Policia e Shtetit ka marrë masat duke vendosur gatishmëri prej 1000 efektivësh për të shmangur incidentet, në mesin e të cilëve ka dhe efektive femra.


TË NGJASHME