Aktualitet Kronikë Lajme

Protestë në Pashaliman, ja çfarë kërkojnë pronarët e bizneseve, banorët e peshkatarët

Banorët e Orikumit së bashku me bizneset të cilat veprojnë në zonën e Karaburunit dhe Pashalimanit kanë dalë këtë të hënën në protestë në hyrje të bazës ushtarake të Pashalimanit.

Arsyeja e protestës të banorëve por dhe firmave kryesisht të peshkut që ushtrojnë biznesin e tyre në Pashaliman është pasi në bazën ushtarake të Pashalimanit me urdhër nga Ministria e Mbrojtjes është vendosur një orar zyrtar.

Nga ora 8 deri në orën 15:00 të tilla biznese do të lejohen të hyjnë dhe të dalin nga baza e Pashalimanit ndërsa pas kësaj ore hyrja ndalohet.

Bizneset kryesisht të peshkut janë kundër këtij orari pasi për ta i tillë orar dëmton punën e tyre. Sipas tyre biznesi i peshkut nuk ka nevojë për orar, pasi puna e tyre nuk ka kohë.


Related posts

Shqiptarët në kampin e Sirisë japin alarmin: ISIS po na afrohet

Klaudia gotanews

Bllokohet mish jashtë standarteve/ Vinte nga Kanadaja dhe Brazili. Reagon Aku

Mila

Krerët më lartë të policisë në tarracat e pallateve, protestuesit hipin mbi pemë

Mila
Na Kontaktoni!