HomeSociale

Protestë para komisariatit ku mbahet Balliu dhe disa banorë

Protestë para Komisariatit nr. 6 në Tiranë, teksa banorë të zonës së Unazës së Re, ish deputetë dhe mbështetës së PD, po bëjnë thirrje për lirimin e ish deputetit Klevis Balliu dhe 3 banorë të tjerë, gjatë përplasjes së sotme me policinë.

Në polici po mbahen të shoqëruar Balliu dhe tre protestues, që u morën me furgonin e policisë gjatë paraditen, teksa degjeneroi në dhunë përplasja mes protestuesve dhe policisë në atë zonë të Tiranës.

Jashtë ambienteve të komisariatit ka folur për mediat nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, i cili ka akuzuar direkt Ramën dhe Policinë e Shtetit për dhunën e paprecedentë.

“Ai po e con vendin drejt një përplasjeje që të jem i sinqertë nuk di ca pasojash do ketë. Përgjegjësinë do ta mbajë Rama, por pasojat po i vuajnë të gjithë shqiptarët. Rama po vuan të marrë milionat e korrupsionit dhe nuk ndalet para asgjëje, edhe para dhunës ndaj fëmijëve, si ndodhi sot”- tha Paloka, duke sqaruar se “Banorët kanë dalë aty ku protestojnë se kanë menduar që policia do vinte ti prishte shtëpitë, dhe u përballën me realitetin e dhunës”.

Sipas tij, “sa më shumë ta shtojë dhunën dhe represionin aq më i fortë do jetë reagimi qytetar”.

Me heret, sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi ka dashur te hyje ne ambientet e policise, por nuk eshte lejuar dhe eshte perplasur me efektivet qe kane rrethuar godinen.


TË NGJASHME