HomePolitikë

Protestuesit bllokojnë Lezhën, policia thirrje të shpërndahen

Qindra mijëra qytetarë mbështetës të opozitës janë mbledhur në Lezhë duke bllokuar mbikalimin e Milotit, aty ku një javë më parë ishte kreu i PD-së Lulzim Basha.

Protestuesit kanë bërë thirrje kundër kryeministrit dhe qeverisë. Por policia iu ka bërë thirrje të shpërndahen pasi protesta sipas tyre është e paligjshme.

Ndryshe nga herët e tjera, kësaj radhe policia i ka dhënë zgjidhje trafikut duke e devijuar. Me sa duket protesta nuk e ka dhënë impaktin e pritshëm për bllokimin e automjeteve, pasi ato tashmë po qarkullojnë lirshëm në aksin e vjetër rrugor Lezhë-Laç.


TË NGJASHME