HomePolitikë

Protestuesit bllokojnë rrugët në 12 qarqe

Ka nisur në 12 qarqe protesta e opozitës së Bashkuar. Janë 12 akse kryesore kombëtare ku mbështetësit e thirrur nga opozita bashkë me ish-deputetët janë mbledhur duke bllokuar qarkullimin si shenjë e mosbindjes civile nga qeverisë.

Opozita kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore që do ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme të lira e të ndershme.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet në Elbasan, tek mbikalimi i Bradasheshit ku është vendosur në krye të protestuesve. Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi do të jetë në rrethrrotullimin e Plepave në Durrës.


TË NGJASHME