HomeSociale

Protestuesit e opozitës marshim drejt Parlamentit

Pas rreth 1 orë e 30 minuta, protestuesit e shumtë të opozitës kanë nisur të zhvendosen nga Kryeministria në drejtim të ndërtesës së Parlamentit.

Basha mbajti një fjalë të gjatë përpara selisë së qeverisë, ndërsa kërkoi nga protestuesit që të mos përfshihen në akte dhune.

Ashtu sikurse në protestat e shkuara, edhe mbrëmjen e sotme janë ndezur dritat e mijëra celularëve, duke krijuar një “lumë” dritash.

Protesta deri më tani ka qenë paqësore, duke mos regjistruar asnjë incident.


TË NGJASHME