HomePolitikë

Protestuesit sulmojnë ministrin Klosi

Teksa brenda godinës së Parlamentit, deputetët e mazhorancës janë grumbulluar për të zhvilluar seancën plenare, një grup mbështetësish të opozitës janë grumbulluar për të protestuar.

Por duket se ministri Blendi Klosi ka qenë më vonë se kolegët e tjerë dhe është gjendur para dhjetëra protesuesish që kanë rrethuar hyrjen e Kuvendit.

Në momentin që ai ka tentuar të hyjë brenda godinës, disa protestues e kanë sulmuar, por është mbrojtur në kohë nga uniformat e policisë, të cilët e kanë shoqëruar në Kuvend.


TË NGJASHME