HomeShowbiz

Provat që vërtetojnë se në ditëlindjen e Gigit u zbulua gjinia e fëmijës që pret me Zayn

gigi hadid

Lajmi se Gigi Hadid dhe Zayn janë në pritje të fëmijës së tyre të parë bëri bujë të madhe në mediat online. Ky lajm i bukur u përhap menjëherë pas ditëlindjes së modeles 25 vjeçare.

Ditëlindja e Gigit u festua në shtëpinë e saj për shkak të karantinës ku pjesë e saj ishin Zayn, Bella, dhe familjarë të tjerë. Mirëpo ajo që u pikas nga fansat e modeles ishin ngjyrat në numrin e madh 25. Të dy kishin ngjyra të ndryshme, blu dhe rozë duke lënë të kuptohej se i përkisnin gjinisë së bebushit që pritet të vijë në jetë.

Sikur mos të mjaftonte kjo provë, fansat vunë re në foton e postuar nga Bela një çantë të vogël që shkruan: “Përshëndetje e vogla” duke i lënë të dyshojnë të gjithë se brenda në çantë mund të jetë një dhuratë për bebin e Gigit.

Gigi postoi foton ku në dorë kishte tollumbacin me fijen në ngjyrë blu, duke na bërë të besojmë se fëmija i saj i parë do jetë një djalë.


TË NGJASHME