HomePolitikë

PS hap Kongresin, Balla: Të gatshëm për dialog, por me Ramën kryeministër

Taulant Balla ka hapur sot Kongresin e Partisë Socialiste. Në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Balla ka thënë se mazhoranca është gati për çdo lloj dialogu, por me Edi Ramën kryeministër dhe kryetar të partisë.

“Jemi të gatshëm për çdo lloj dialogu parlamentar, shoqëror, që mbetet e vetmja zgjidhje për progresin e qytetarëve. Kongresi ndez motorët për fitoren e zgjedhjeve lokale të qershorit dhe për fitoren në zgjedhjet e vitit 2021 me kryeministrin dhe kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama”, tha ndër të tjera Taulant Balla në nisje të Kongresit të Partisë Socialiste./Opinion.al



TË NGJASHME