HomePolitikë

PS: Heqja e imunitetit të deputetit, vetëm me prova nga Prokuroria

Komisioni Parlamentar i Ligjeve diskutoi sot ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit. Opozita shprehu kundërshti që në fillim duke pretenduar se Rregullorja e Kuvendit duhet të shqyrtohetKëshillin e Mandateve dhe Rregullores dhe jo te Ligjet.

Sipas propozimeve të reja në Rregulloren e Kuvendit, Prokuroria detyrohet që të japë prova në Këshillin e Mandateve kur kërkon heqje imuniteti për një deputet. Ndërsa PD është shprehur kundër këtij ndryshimi.

Kreut i Ligjeve, Ulsi Manja tha se ishte bojkoti i gjatë i opozitës bëri që Këshilli ta kishte të pamundur të punonte mbi draftin dhe e kaloi atë te ky komision.

Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj tha se me ndryshimet në Rregullore maxhoranca po tenton të rikthejë imunitetin e deputetit. Sipas tij, maxhoranca ka frikë nga ligji për shkak të aferave korruptive.

Por për kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i pranishëm në komisionin parlamentar të ligjeve për mbrojtjen e ndryshimeve në Rregulloren e Kuvendit, drafti do të kalojë në Kuvend edhe me votat e opozitës. Sipas tij, nga 12 ndryshimet në dokument, 6 janë propozuar nga opozita.

Debati te Komisioni i Ligjeve

Enkelejd Alibeaj: Ky komisioni ynë nuk ka kompetenca të bëjë këtë diskutim. Ju nuk kaloni në Këshillin e Rregullores sepse atje jemi 5 me 5. Do të jetë lapsus. Gabim. Hiqeni nga rendi i ditës.

Ulsi Manja: Nuk është lapsus. Bojkoti juaj i vjeshtës e pamundësoi punën në Këshillin e Rregullores ndaj e kaluam në këtë komision.

Enkelejd Alibeaj: Qëllimi juaj është të riktheni imunitetin e deputetit.

Vasilika Hysi: Jo, jo. Mos abuzo.

Enkelejd Alibeaj: Doni të mbroni deputetët nga ndjekja penale. Kaq shumë keni vjedhur? Kaq frikë ju ka kapur?

Taulant Balla: Nuk i bëjmë gabimet që bëtë ju në 2010 dhe 2011. Në këtë draft 6 propozime janë nga ne, 12 janë nga opozita. Falenderoj Alibeajn që ka punuar për këtë dokument. Nuk miratohen ndryshimet në rregulloren e Kuvendit pa konsensusin e opozitës. Libri i Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë duhet të përditësohet sepse është shumë e vjetër.


TË NGJASHME