Aktualitet Lajme Politikë

PS-ja mbledh sot Kryesinë, katër emrat në garë për të zëvendësuar Valdrin Pjetrin

Kryesia e Partisë Socialiste pritet të zëvendësojë sot Valdrin Pjetrin si kreun politik për Qarkun e Shkodrës, pas dorëheqjes së tij nga marrja e postit të kryetarit të Bashkisë së Shkodrës.

Mbledhja e sotme e kryesisë se Partisë Socialiste do të ketë në fokus zgjidhjen e ngerçit për bashkinë Shkodër.

Top Channel, duke cituar burime nga PS raporton per katër emra potencialë për të zëvendësuar Valdrin Pjetrin.Ata janë: ish-zëvëndëskryeminsitrja Senida Mesi, Megi Ajtyresa që vjen si propozim i degës së PS Shkodër, Zef Çuni,  ish-zëvëndësministër i Kulturës në Qeverinë “Rama 1” dhe Astrit Beci, mjek i njohur në Shkodër dhe ish-deputet i PS.

Megjithatë do të jetë kryesia e PS që do të vendosë mes këtyre kandidatëve potencialë.

Valdrin Pjetri u tërhoq nga marrja e detyrës së kryebashkiakut pas publikimit të dokumenteve kur rezultonte se kishte qenë vitë më parë i dënuar në Itali për shpërndarje narkotikësh. Këtë fakt, Pjetri nuk e kishte paraqitur në formularin e vetëdeklarimit, çka solli vendimin e largimit.

Sipas kalendarit të miratuar në asamble, në 16 shtator PS do të futet në një proces zgjedhor të gjatë për të zgjedhur drejtuesit e rinj të strukturave. Procesi do të zgjasë 5 muaj, duke nisur me 15-ditëshin e parë të shtatorit, kur socialistët do të përgatitjen për mbajtjen dhe organizimin e zgjedhjeve për të kulmuar në votimin e delegatëve të Kongresit në janar të 2020.

Edi Rama nuk ka preferuar që të kërkojë një mandat tjetër për ndërtimin e partisë, por e ka zgjidhur me Statutin e Partisë. Sekretari organizativ, Arben Pëllumbi, është shprehur se “Kryetari i Partisë, pas një procesi zgjedhor të fituar, automatikisht e merr mandatin. Në rast se PS nuk do të kishte fituar, atëherë kryetarit i lind e drejta të hyjë në garë dhe do të kishte pasur edhe një proces për kryetarin”.

AFATET

Organizatat socialiste
16 shtator – 10 nëntor

Kryetarët e PS në çdo bashki
17 nëntor – 7 dhjetor

Konstituimi i KS dhe Asambletë

8-20 dhjetor

Kongresi Zgjedhor 

Janar 2020

Related posts

Sistemi zgjedhor/ Murrizi diskutime me PS për ndryshimet

Xhensila Gotanews

“Deri në rrahjen e fundit, ta mbajta dorën mbi kraharor” dedikimi i ndjerë i Ajola Xoxa për të atin

Aira news

Aktorja juaj e preferuar turke me pushime në Shqipëri!

Mila
Na Kontaktoni!