HomePolitikë

PS mbledh sot Asamblenë Kombëtare, zbardhet axhenda

Partia Socialiste mbledh sot pasdite Asamblenë Kombëtare. Mbledhja, e cila pritet të nisë me fjalën e kryeministrit Edi Rama, për të vijuar më tej me propozimin dhe zgjedhjen e organeve drejtuese të partisë pritet në nisë në orën 15:30.

RENDI I DITËS I MBLEDHJES SË ASAMBLESË KOMBËTARE TË PARTISË SOCIALISTE TË SHQIPËRISË
Pjesa e parë:
I. Hapja e mbledhjes.
II. Fjala e Kryetarit të Partisë dhe Kryeministrit, Edi RAMA.
III. Propozimi dhe zgjedhja e organeve drejtuese të Partisë.

Pjesa e dytë:
IV.Projekt-Rregullore për organizimin dhe zhvillimin e fushtaës “Zgjidh deputetin tënd”;
V.Miratimi i Librit të Rregullave të Partisë:
1. Projekt -rregullore: “Organizimi dhe funksionimi i AK të Partisë”;

2. Projekt- rregullore: “Organizimi dhe funksionimi i Kryesisë së Partisë”;
3. Projekt-rregullore: “Organizimi dhe funksionimi i Sekretariatit Ekzekutiv të Partisë”;
4. Projekt-rregullore: “Komisioni i Garancive Statutore dhe Etikës”;

5. Projekt-rregullore: “Kryefinancieri dhe Këshilli i Mbikëqyrjes Financiare të Partisë”;
6. Projekt-rregullore: “Strukturat organizative vendore të Partisë”;

7. Projekt-rregullore: “Grupi i këshilltarëve socialistë në bashki”;
8. Projekt-rregullore: “Strukturat elektorale vendore”;
9. Projekt-rregullore: “Kodi i Etikës në Parti”;

10. Projekt-rregullore: “Kodi i Zgjedhjeve në Parti”;
11. Projekt-rregullore: “Votëbesimi në parti”;

12. Projekt-rregullore: “Marrëdhëniet e partisë me Organizatat e tjera”;
13. Projekt-rregullore: “Dokumentacioni në parti dhe administrimi i tij”;
VI.Mbyllja e mbledhjes.


TË NGJASHME