HomePolitikë

PS merr tre vendime, “rrëzohet” dekreti i Metës dhe amendamentet e LSI

Mësohet se gjatë kësaj mbledhje janë marrë tre vendime, lidhur me dekretet e presidentit Ilir Meta për dy projektligje, atë të noterisë dhe kadastrës.

Mësohet se në mbledhje është rrëzuar dekreti për noterinëparashikonte :

“Presidenti i Republikës, vlerësoi përputhshmërinë e ligjit nr. 110/2018 “Për noterinë” me Kushtetutën, dhe në përfundim të shqyrtimit çmon se ky ligj, i paraqitur për shpallje, në tërësinë e tij është një akt ligjor pozitiv në drejtim të zhvillimit të sistemit noterial shqiptar, por me paqartësinë që pëmbajnë disa nene të veçanta të tij (neni 61, 65 dhe 76), këto paqartësi mund të sjellin në praktikë keqintepretimin dhe zbatim të gabuar të ligjit në praktikë me pasojë shkeljen e disa parimeve kushtetuese, atë të sigurisë juridike, të nismës së lirë dhe veprimtarisë ekonomike për këtë profesion. Nisur nga këto konstatime Presidenti i Republikës vlerëson se është momenti që edhe këto tre dispozita (neni 61, 65 dhe 76), duhet të rishikohen edhe një herë nga Kuvendi me qëllim qartësimin dhe përmirësimin e tyre.

Për këto arsye, të cilat do të parashtrohen në vijim, në bindje të Kushtetutës së Shqipërisë dhe në ushtrim të së drejtës së parashikuar në pikën 1 të nenit 85 të saj, Presidenti i Republikës ka vendosur që ky ligj, i duhet kthyer për rishqyrtim Kuvendit, për rishikimin e neneve (neni 61, 65 dhe 76) të ligjit nr.110/2018 “Për noterinë”, me qëllim përmirësimin e tyre”

Po ashtu, sa i takon dekretit të kadastrës, në mbledhje u vendos rishqyrtimi i këtij projektligji, për të cilin Meta u shpreh:

“Presidenti i Republikës vlerësoi përputhshmërinë e ligjit nr. 111/2018 “Për kadastrën” me Kushtetutën, dhe në përfundim të shqyrtimit çmon se disa nene të veçanta të këtij ligji, bien në kundërshtim me legjislacionin bazë të së drejtës civile në Republikën e Shqipërisë; cënojnë parimin e sigurisë juridike; krijojnë tension kushtetues; si dhe nuk janë në harmoni me jurisprudencën kushtetuese.

Për këto arsye, në bindje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe në ushtrim të së drejtës së parashikuar në pikën 1 të nenit 85 të saj, Presidenti i Republikës ka vendosur që ligji nr.111/2018 “Për kadastrën”, i duhet kthyer për rishqyrtim Kuvendit, me qëllim rishikimin dhe përmirësimin e tij”.

Vendimi i tretë ka të bëjë më rrëzimin e dy amendamenteve të depozituara në Kuvend nga LSI për buxhetin në arsim, përmes të cilave kërkohej rritja e me 5% të GDP.


TË NGJASHME