HomePolitikë

Vendimi/ Më 29 shkurt do të mbahet Kongresi i PS-së

Më 29 shkurt do të mbahet Kongresi i Partisë Socialiste. Vendimi në fjalë u mor sot në Kryesinë e PS-së.

Mbledhja e sotme e Kryesisë u përqëndrua tek zgjedhjet e brendshme të partisë dhe organizimi i strukturave të saj. Po ashtu mësohet se kupola drejtuese e PS mori në shqyrtim kandidaturat për kryetarë të degëve, ku për secilën degë bashkie, ka nga dy ose më shumë emra për kryetar.

Kryetarët e rinj do zgjidhen me votim nga anëtarësia e PS në muajin janar.


TË NGJASHME