HomePolitikë

PS nuk tërhiqet, regjistrohet në KQZ

Partia Socialiste ka dërguar sot kërkesën në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve për t’u regjistruar si forcë politike që do të garojë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Kërkesa është firmosur nga sekretarja për çështjet elektorale në PS, Blerina Gjylameti.

Nga ana tjetër PD as nuk ka çuar komisionerë dhe aq më pak të regjistrohet në KQZ si subjekt zgjedhor. Ndërsa kujtojmë që ditën e sotme Basha pati një mbledhje me kryesinë e PD-së, dhe sipas tij ata nuk futen në zgjedhje pa u plotësuar dy kushtet: qeveri tranzitore dhe largimi i Ramës.


TË NGJASHME