HomePsikologji

Pse aplikacioni i motit ndikon keq në gjendjen tuaj shpirtërore?

Për shumë njerëz, ky muaj i vitit shoqërohet me një ndryshim të ndjeshëm negativ të humorit. Është normale, pas festave të vitit të ri: ju mbase i keni shpenzuar kursimet tuaja dhe shumë objektiva që mund t’i keni bërë vetes, ju duket sikur nuk do t’i realizoni edhe në këtë vit.

Mirëpo, ka edhe diçka tjetër që ndikon në humorin tuaj: Moti dhe aplikacioni ku ju e kontrolloni vazhdimisht kohën se si do të jetë.

Pse moti ndikon kaq shumë në gjendjen tonë shpirtërore?

Aplikacioni ndikon, sepse ka raste që e ekzagjeron qëllimisht probabilitetin e reshjeve kur është i ulët.

Kjo për shkak të stimujve të njëanshëm: Nëse jepet probabiliteti i ulët i saktë i reshjeve, shikuesit mund ta interpretojnë parashikimin sikur të mos ketë ndonjë mundësi të shiut dhe pastaj të mërziten nëse bën shi.

Pra, aplikacionet që keni të instaluara në celularë nuk janë shumë të sakta dhe me shumë gjasë ndikojnë edhe jo mirë në gjendjen tuaj shpirtërore.


TË NGJASHME