HomeShowbiz

Pse David dhe Victoria po ndërtojnë një tunel poshtë shtëpisë së tyre?

Çifti Beckham është duke ndërtuar një tunel nëntokësor poshtë vilës së tyre luksoze, pse po fshihen ata?

David dhe Victoria Beckham kanë vendosur të ndërtojnë një tunel të fshehtë nëntokësor, me bodrume verore dhe ‘super garazh’ në shtëpinë e tyre Cotswolds pasi iu dha leja e projektit që kishin planifikuar.

Çifti, David 45 vjeç dhe Victoria 46 vjeç, thuhet se e kanë menduar gjithmonë të ndërtojnë një tunel nëntokësor për të forcuar sigurinë e tyre ndaj çdo rasti të rrezikshëm që mund t’i vijë.

Shtëpia e familjes Beckham vitet e fundit ka qenë shënjestër e grabitjeve të shumta, për këtë arsye ata dëshirojnë që të ndërtojnë tunelin e nëndheshëm.

Michael Ergatoudis, arkitekti që po merret me ndërtimin e tunelit në vilën e Beckham tha: “Ne kemi nisur punimet për të ndërtuar një tunel të nëndheshëm. Krahas tunelit ne po ndërtojmë një garazh dhe një ambient veror.”


TË NGJASHME