HomePsikologji

Pse disa njerëz, janë më të dashur se të tjerët

Kur bëhet fjalë për emocionet dhe përshkrimet e tyre, disa njerëz janë më të ndjeshëm sesa disa të tjerët. Dhe për ta vërtetuar këtë, një studim i kohëve të fundit ka zbuluar se niveli i dashurisë së shprehur nga femrat mund të kuptohet në një farë mase, duke bërë një analizë të gjenetikës dhe mjedisit të tyre të menjëhershëm. Por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për meshkujt.

Ky studim është përpjekur të kuptojë se pse disa njerëz janë më të dashur se të tjerët, çfarë e shkakton këtë ndryshim dhe a ka të bëjë gjenetika lidhur me këtë fakt?

Studiuesit studiuan 464 binjakë identike dhe jo identike midis moshës 19 dhe 84 vjeç. Binjakët janë rritur në të njëjtën shtëpi dhe për rrjedhojë, dihet se kanë edukim dhe përvoja të ngjashme. Ngjashmëritë e tyre gjenetike, bazohen nëse ata janë identikë, ndajnë 100 përqind të materialit të tyre gjenetik ose nëse janë binjakë jo identikë, ku ndajnë 50 përqind.

Gjatë studimit, pjesëmarrësve iu kërkua të vlerësonin një sërë deklaratash, të cilat më pas u përdorën për të matur sa dashuri kishin ata dhe se sa e shprehnin.

Binjakët identikë, kishin më shumë ngjashmëri, sesa binjakët jo identikë, të paktën në rastin e femrave. Studiuesit gjithashtu nuk mund të tregojnë pse sjellja e dashur është më e lehtë për femrat edhe jo për meshkujt.

Ky studim shpjegoi se ekzistojnë disa spekulime se kur bëhet fjalë për femrat dhe afeksionet e tyre, është më shumë në formën e mbështetjes shëndetësore si mjet për të lehtësuar stresin.

Gjithashtu u vu re se personat që janë më të dashur mund të humbasin përqafime dhe shtrëngime duarsh në epokën e distancimit shoqëror.


TË NGJASHME