HomeShëndeti

Pse disa persona nuk mund të flenë gjumë pa përqafuar?

Edhe pse ky zakon mund të lidhet me pozicionin tonë të gjumit të fetusit që kur ishim fëmijë, nuk ka të bëjë aspak me fëmijërinë tonë. Nëse ne nuk mund të flemë dot gjumë pa përqafuar një lodër prej pelushi apo një jastëk të butë janë disa arsye.

Zvogëlon gërhitjen ose apnean e gjumit

Apnea e gjumit është një çrregullim i frymëmarrjes. Gjatë natës ju zgjoheni dhe në mëngjes ndiheni të lodhur. Nëse përqafoni jastëkun gjatë gjumit ju merrni përfitime fizike, gjithashtu nuk do të pësoni edhe çrregullime kur flini.

Ju nuk dëshironi të ndiheni vetëm

Nëse përqafoni jastëkun apo arushin, ju ndiheni sikur po përqafoni dikë që dëshironi.

Përqafimi i një jastëku ju jep rehati emocionale gjatë gjumit tuaj

Në këtë pozicion gjumi, ju në të vërtetë jeni një nga ata që vlerësojnë një lidhje të fortë në marrëdhëniet tuaja, veçanërisht në mes të familjes. Ju jeni një person shumë i dobishëm, që ju pëlqen të kaloni kohë me njerëzit që doni dhe kujdeseni për ta.

Ju jeni mësuar të përqafoheni gjatë gjumit tuaj

Nëse e keni krijuar tashmë një rutinë, si të ngriheni në të njëjtën kohë ose të bëni të njëjtën rutinë të mëngjesit dhe mbrëmjes, në të vërtetë jeni të orientuar drejt rutinës. Kështu edhe për përqafimin ju jeni mësuar që fëmijë nga përqafimi i nënës suaj.


TË NGJASHME