HomeShëndeti

Pse duhet të konsumoni avokado çdo ditë

Avokado është prej ushqimeve më të shëndetshme dhe përveç vetive të fuqishme mjekësore, ato kanë edhe shije shumë të mirë. Më poshtë ju sjell disa prej përfitimeve shëndetësore që i sjell konsumimi i përditshëm i një avokadoje.

Janë të pasura me vlera ushqyese 

Një avokado përmban mbi 20 vitamina dhe minerale, në mesin e të cilave janë vitamina C, vitamina K, foliati, kaliumi, etj.

Yndyrë e shëndetshme

 Avokado është e pasur me yndyra të shëndetshme të cilat e zvogëlojnë kolesterolin e keq dhe e reduktojnë rrezikun e sulmeve të zemrës dhe trurit.

Avokado, sa shumë duhet të konsumojmë dhe si ndikon në shëndetin tonë? -  pernenat.al

Niveli i kolesterolit 

Për shkak të përmbajtjes së yndyrave të shëndetshme, avokado arrinë që ta mirëmbajnë nivelin e kolesterolit të mirë dhe njëkohësisht ta ulin nivelin e kolesterolit të keq.

Simptomat e kolesterolit të lartë që nuk duhet të injoroni kurrë - Lajmet e  fundit - Zëri

Humbja e peshës 

Konsumimi i gjysmë avokadoje në ditë është dëshmuar se ju bën të ndiheni më të ngopur deri në 5 orë pas një shujte.

Përfitimet që sjell në tru dhe trup humbja e peshës

Absorbimi i vlerave ushqyese 

Konsumimi i rregullt i avokados ndihmon në absorbimin e karotenoideve esenciale në trup, siç janë licopei, luteini, alfa-karoteni dhe beta-karoteni.

Arsyet shëndetësore se përse duhet të konsumoni avokado çdo ditë - Telegrafi

Shtypja e gjakut 

Përmbajtja e lartë e kaliumit ndihmon në menaxhimin e shtypjes së gjakut, e eliminon sodiumin e tepërt dhe e lehtëson tensionin në muret e enëve të gjakut.

Arbresh info

Parandalimi i diabetit 

Avokadot i rregullojnë nivelet e insulinës dhe glukozës në gjak, andaj janë të shkëlqyeshme në rastet me diabet.

Shenjat fillestare të diabetit, si parandalohet - KOHA.net

Shëndeti i eshtrave 

Vitamina K ndihmon në absorbimin e kalciumit në trup, i cili është esencial për shëndetin e eshtrave, ndërkaq avokadot janë të mbushura me këtë vitaminë.

Vuani nga dhimbja e kockave?-Ja cili është shkaktari i fshehtë që i dëmton

Shëndeti i syve 

Avokadot përmbajnë dy karotenoide shumë të rëndësishme, lutein dhe zeaxanthin, të cilat janë esenciale për shëndet të syve dhe shikim të mirë. Prandaj, konsumimi i avokados e parandalon verbërinë, dëmin e syve, etj.

Shëndeti i syve/ 4 vitamina thelbësore që nuk d - Syri | Lajmi i fundit

Shtatzënia 

Avokadot janë të mbushura me bollëk me vitaminë B6, folat, vitaminë C dhe kalium, e që të gjitha këto i nevojiten nënës gjatë muajve të shtatzënisë.

Kovid-19 dhe shtatzënia - Zan Mitrev Clinic

TË NGJASHME