HomeUdhëtime

Pse është mirë të qëndroni në hostel nëse udhëtoni?

A keni mundësi të udhëtoni? Kjo pyetje lind për arsye se udhëtimet janë të shtrenjta dhe të dish ku të udhëtosh është një privilegj i madh. Udhëtimi është pa dyshim i shtrenjtë, veçanërisht kur keni për të qëndruar shumë kohë.

Por pas shumë hulumtimeve është zbuluar se akomodimi është vendi ku shpenzohet pjesa më e madhe e parave. Kur udhëtoni sidomos vetëm dhe të qëndroni në hotel ose akomodim luksoz nuk ja vlen sepse ju po udhëtoni për të shikuar dhe eksploruar jashtë mureve të hotelit.

1. Kostoja e ulët

Në një hostel ju do të gjini shtretër marinari, dushe të përbashkëta dhe do ta ndani dhomën me shokë të tjerë. Kjo nuk është problem sidomos për meshkujt, ju do të gjini gjuhën e përbashkët dhe për më tepër do të njihni një shoqëri të re.

2. Ngjarje të organizuara grupet e qëndrimit

Kjo është një mundësi e mirë socializmi, ju do të organizoheni për lojëra së bashku, për të vizituar një vend të gjithë si grup, përveç se nuk do të shpenzoni, kjo është një mundësi e shkëlqyer për të krijuar miqësi të re.

3. Kurseni para për ushqimin

Përveç akomodimit, kostoja tjetër e pashmangshme e udhëtimit është sigurisht edhe ushqimi. Po, ngrënia jashtë tri herë në ditë mund të jetë tepër joshëse kur jeni në mes të Italisë dhe rrethuar nga restorante të mrekullueshme në çdo cep të rrugës, por kostoja është shumë e lartë. Për fat të mirë, hosteli ofron mëngjes falas çdo ditë dhe mëngjeset janë të thjeshta, duke siguruar kafe, çaj, drithëra, fruta dhe mbase disa pasta ose vezë të ziera.

4. Dëshironi të argëtoheni ose të shkoni në party?

Përpara se të rezervoni në hostel shikoni nëse ka vende për tu argëtuar përreth ose lokale nate që të keni më shumë mundësi.

5. Hosteli nuk mund t’iu dhurojë një shtrat me pupla ose shërbim në dhomë, por është vendi i përsosur ku ju mund të kurseni dhe me paratë mund të shëtisni gjithë botën që më përpara mund t’i shikonit vetëm në foto.


TË NGJASHME